E martë, 6 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Shqiptari rrëmbën medaljen e artë, 17-vjeçari Orges Ibi triumfon në Olimpiadën Botërore të Shkencave të Reja

Orges Ibi, 17-vjeçari nga Korça, ka arritur një sukses historik, duke u bërë shqiptari i parë që fiton medaljen e artë në Olimpiadën Botërore të Shkencave të Reja. Ai mori pikët maksimale në këtë kompeticion të rëndësishëm të matematikës, kimisë dhe kodimit, ku konkurruan mbi 160 të rinj nga e gjithë bota.

“Ky ishte një kompeticion ndërkombëtar, dhe fakti që arrita të fitoj medaljen e artë më bën të ndihem krenar. Pata mundësinë të njihem me të rinj nga vende të ndryshme dhe të testoj aftësitë e mia”, tha 17-vjeçari.

Reklamë

Babai i tij, Bashkim Ibi, shprehet krenar për arritjet e të birit dhe thekson se Orgesi tashmë ka marrë ftesa për të vizituar universitetet më të mira në New York, duke hapur një kapitull të ri për të ardhmen e tij.

Në Korçë, mbi 40 të rinj po aftësohen çdo ditë në fushën e programimit dhe shkencave të reja, duke i dhënë një shtysë të rëndësishme zhvillimit teknologjik në juglindje të vendit./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë