E premte, 18 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 27 minuta më parë
Politikë

165 këmbësorë të gjobitur/ Lleshaj: S’është koha për “trimëri” të marrë

Ilustrim · Vizion Plus

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka njoftuar se 165 persona janë ndëshkuar me gjobë këtë të enjte pasi nuk kanë respektuar orarin e kufizimit të lëvizjes.

 

Në një postim në “Twitter”, Lleshaj shprehet se duke qarkulluar në mjedise publike shtohet rreziku për veten dhe të tjerët.

 

“Shumica absolute e shqiptarëve po respekton jetën e vet dhe të të tjerëve, duke zbatuar rregullat e parandalimit të përhapjes së COVID-19. Por fatkeqësisht ka edhe ndryshe. 165 persona janë gjobitur sot pas orës 10:00 nga Policia e Shtetit, për mos respektim të orarit të kufizimit të lëvizjes. Koha është për përgjegjshmëri të lartë dhe jo për “trimëri” të marrë. Ata që nuk kanë frikë për jetën e tyre, duhet të paktën të kenë respekt për jetën e të tjerëve. Duke qarkulluar në mjedise publike ne shtojmë rrezikun për veten, por dhe për të tjerët.”

 

Lleshaj tha se Policia dhe organet e tjera shtetërore janë të angazhuara të sigurojnë zbatimin e ligjit dhe të rregullave. Mirëpo, sipas tij, kërkohet edhe bashkëpunimi i qytetarëve të ndërgjegjshëm në mënyrë që këto rregulla të funksionojnë.

 

“Ju lutem raportoni në numrin 112, ose në aplikacionin “Komisariati Digjital” rastet e shkeljes së rregullave të vendosura për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Vetëm kështu do të mund t’ia dalim.”

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh