E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

163 pacientë të shëruar rezultojnë sërish pozitivë me COVID-19/ A mund të riinfektohemi?

Në Korenë e Jugut, zyrtarët shëndetësorë po përpiqen t’i japin zgjidhje një misteri: pse 163 pacientët që janë shëruar nga koronavirusi kanë rezultuar sërish pozitivë?

E njëjta situatë është regjistruar edhe në Kinë, ku disa pacientë që ishin shëruar nga virusi, kanë dalë sërish pozitivë pas tesit. Për pasojë, shtrohet pyetja: A mund të riinfektohesh me COVID-19?

Në Korenë e Jugut, përqindja e rasteve që dolës sërish pozitivë është e ulët – nga 7,829 persona që janë rikuperuar nga koronavirusi, 2.1% janë prekur sërish. Ende nuk është e qartë se sa njerëzit që janë shëruar i janë nënshtruar sërish testit. Kjo situatë po shqetëson mbarë botën.

Zëvendësdrejtori i KCDC, Kwon Joon-wook paralajmëroi se ka ende shumë shkencëtarë që nuk dinë për virusin, përfshirë edhe çështjen e imunitetit të fituar natyrisht.

“Covid-19 është patogjeni më sfidues me të cilin mund të jemi përballur në dekadat e fundit. Është një armik shumë i vështirë dhe sfidues”, tha Kwon.

Vazhdo të lexosh

Reklamë