Detaje të reja janë zbuluar nga tragjedia e një dite më parë në Kaliforni, ku një adoleshent 16 vjeçar qëlloi shokët e tij të shkollës së mesme.

 

Në ditën e tij të ditëlindjes, Nathaniel Berhou ishte nisur për në shkollë si zakonisht, por këtë herë ai mbante në çantën e shpinës një pistoletë.

 

Sapo kishte shkuar në gjimnaz, ai nxori armën gjysmë automatike nga çanta e shpinës dhe qëlloi 5 shokët e tij të klasës, më pas edhe veten. E gjithë tragjedia ndodhi vetëm në 16 sekonda. Koha e shkurtër e veprimit e bëri të pamundur ndërhyrjen e autoriteteve të shkollës për të parandaluar ngjarjen, pavarësisht se policia mbërriti në vendin e ngjarjes brenda 2 minutave.

 

2 nxënës të moshave 14 dhe 16 vjeç, një vajzë dhe një djalë mbetën të vdekur, ndërsa 3 të tjerë u plagosen. I plagosur rëndë mbeti edhe vet autori I ngjarjes së rëndë. Ai qëlloi veten në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

 

Autoritetet po hetojnë për shkaqet që çuan adoleshentin të ndërrmarrë aktin ekstrem. FBI njoftoi se I riu ka vepruar I vetëm duke përjashtuar menjëherë mundësinë e një sulmi terrorist. Po ashtu adoleshenti nuk ka asnjë lidhje me ndonjë grup apo ideologji ekstremiste.

 

Megjithatë është zbuluar se djali jetonte në një shtëpi të vogël së bashku me nënën e tij, ndërsa babai i kishte ndërruar jetë 2 vjet më parë.

 

Krimi ndodhi në një kohë që në Senat po diskutohej për legjislacionin për kontrollin e armëve. E drejta për të mbajtur armë ka shkaktuar një debat të ashpër politik në SHBA.

Rreth 40% e amerikanëve thonë se ata posedojnë një armë, ndërsa 2 vitet e fundit shkalla e vrasjeve është më e larta e regjistruar ndonjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *