E premte, 16 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

16 vjeçari qëllon për vdekje 3 minorenë në shkollë në SHBA dhe plagos 2 persona, ekzekutohet nga një kalimtar i rastit

Një 16-vjeçar ka qëlluar për vdekje tre fëmijë dhe një mësues në një shkollë fillore në shtetin amerikan të Oregonit, përpara se të vritej nga një kalimtar i rastit.

I dyshuari, hyri me forcë në shkollën fillore Silver Rail në qytetin e Bend të enjten pasdite duke qëlluar në dyert e mbyllura, konfirmoi shefi i policisë së Bend, Mike Krantz.

Reklamë

Adoleshenti u qëllua për vdekje nga një kalimtar i rastit.

Tre fëmijët e vrarë ishin të moshës 5, 8 dhe 11 vjeç. Një 7 vjeçar dhe një mësues 54-vjeçar u dërguan në spital në gjendje kritike. Nuk është e qartë nëse sulmuesi kishte ndonjë lidhje me shkollën.

Reklamë

“Jemi të tronditur dhe me zemër të thyer nga kjo tragjedi e pakuptimtë”, tha në një deklaratë Steven Cook, zyrtari më i lartë administrativ i distriktit shkollor lokal.

“Asnjë fjalë nuk mund ta shprehë në mënyrë të mjaftueshme pikëllimin që po përjeton komuniteti ynë.”

Policia tha se sulmuesi ishte një djalë 16-vjeçar vendas, por nuk dhanë detaje të mëtejshme rreth tij ose identitetit të viktimave.

“Veprimet tuaja mbartin një barrë të rëndë emocionale dhe dua vetëm që ta dini se edhe mendimet e mia janë me ju”, tha ajo në një konferencë për media së bashku me zyrtarë të tjerë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.