Policia në Kamez ka vënë në pranga një 16 vjecar I cili I ndihmuar nga dy të mitur ka vjedhur një makinë tip Benz, Brenda së cilës kishte sasi parash.

Adoleshenti madje rezulton si person i përfshirë dhe në 9 raste të vjedhjeve të ndodhura më parë, në bashkëpunim me dy të mitur që ndiqen në gjendje të lirë.

Në pranga përfundoi shtetasi i mitur A. XH., 16 vjeç, banues në Paskuqan, Kamzë.

Si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit e mitur K. S., 16 vjeç dhe K. S., 13 vjeç, të dy banues në Paskuqan, Kamzë.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se dy adoleshentë kishin vjedhur një automjet dhe ishin larguar në drejtim të qendrës së Tiranës, organizuan punën dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 bënë të mundur bllokimin e automjetit dhe të shtetasit A. XH., 16 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë.

Ky shtetas, i ndihmuar edhe nga dy të mitur 13 e 15 vjeç, kishte vjedhur automjetin tip Benz në pronësi të shtetasit K. O., brenda të cilit kishte një shumë parash, euro dhe paund.

Në momentin e bllokimit Policia gjeti dhe sekuestroi 165 paund, 360 euro, 30800 lek dhe një aparat celular.

 

Shtetasit e lartpërmendur janë dhe autorë të dyshuar të disa ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Kamzës dhe në Tiranë, në vende dhe kohë të ndryshme, në bashkëpunim me njëri – tjetrin dhe konkretisht:

 

Më 04.12.2018 kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit A. S.

Më 26.01.2019 kanë vjedhur sende personale në banesën e shtetases F. XH.

Më datë 06.02.2019 kanë vjedhur sende shtëpiake në banesën e shtetases F. Xh.

Më 11.04.2019 i kanë vjedhur 180 euro, orendi shtëpiake dhe sende personale me vlerë shtetasit E. M.

Më 20.09.2019 i kanë vjedhur portofolin me shumën prej 20 mijë lekësh të reja shtetases L. P.

Më datë 05.10.2019 kanë vjedhur 2 automjete në pronësi të shtetasit T. A.

Më 13.11.2019 kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit A. M.

Më 13.11.2019 në banesën e shtetasit L. H kanë vjedhur shumën prej 18 mijë lekësh dhe 750 euro.

Më 10.12.2019 kanë vjedhur 80 mijë lekë të reja në banesën e shtetasit Sh. Gj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *