E shtunë, 3 Tetor 2026 Familja Kuqezi deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

16 shtete paditin në gjykatë presidentin Trump për keqpërdorim pushteti

Vendimi i Presidentit Donald Trump për të shpallur gjendjen e emergjencës me qëllim mbledhjen e fondeve për të ndërtuar murin në kufirin me Meksikën ka shkaktuar pakënaqësi në radhët e shteteve amerikane.

 

Reklamë

Një koalicion me 16 shtete, i kryesuar nga Kalifornia kanë paditur adminsitratën e Presidentit Donald Trump.

 

Padia u paraqit në gjykatën e Qarkun e Veriut të Kalifornisë dhe ka ardhur disa ditë pasi Trump thirri kompetencat e jashtëzakonshme për të anashkaluar Kongresin dhe për të siguruar fonde për projektin, një premtim ky kryesor i fushatës elektorale.

 

Ndërkohë demokratët janë zotuar se do ta kundërshtojnë këtë vendim “duke përdorur çdo ilaç që kanë në dispozicion”.

 

Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë Xavier Becerra tha se po e thërrisinin Presidentin Trump në gjykatë “për të bllokuar keqpërdorimin e tij të pushtetit presidencial”.

 

“Ne jemi duke e paditur Presidentin Trump për ta ndaluar atë nga financimi i njëanshëm i fondeve të tatimpaguesve të nxjerra ligjërisht nga Kongresi për njerëzit e shteteve tona. Për shumicën prej nesh, zyra e presidencës nuk është një vend për teatrin”, shtoi ai.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë