E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

157 dronë dhe raketa ruse drejt Ukrainës, 7 të vrarë

Të paktën shtatë civilë janë vrarë në Ukrainë, pesë në rajonet e Donetskut dhe Khersonit dhe dy në qytetin e Kharkivit, për shkak të bombardimeve ruse.

Sipas autoriteteve ukrainase, gjatë natës forcat ruse sulmuan Ukrainën me të paktën 157 dronë dhe 4 raketa S-300, duke goditur të paktën 19 pika, ndërsa forcat mbrojtëse kanë rrëzuar deri më tani 98 dronë.

19 të tjerë i shpëtuan radarëve ose ranë në zona të hapura.

Sipas autoriteteve, Moska goditi infrastrukturën kritike dhe sociale, veçanërisht zonat e banimit, duke dëmtuar 5 rrokaqiej dhe 6 shtëpi private.

Porti i Mykolaiv, u godit gjithashtu rëndë nga dronët, duke shkaktuar dëme, por pa shkaktuar viktima./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë