Asnjë trafikant dhe asnjë përdorues droge në Shqipëri nuk e tregon shefin e tij.

 

Ekzaktësisht, në dy vjetët e fundit, prokurorët dhe policët në këtë vend kanë marrë në pyetje, në cilësinë e të akuzuarit, 1960 shitës të vegjël dhe përdorues që mbajnë sasi tej normave të lejuara nga ligji. Gjykatat dënuan 884 prej tyre.

 

Asnjë nuk deklaroi në dhomën e prokurorisë apo sallën e gjyqit se ku e bleu apo kush ia dha drogën. Çuditërisht të gjithë nuk e mbajnë mend. Shprehja “ishte njeri tek lagjja që shet, po s’e di si quhet” ekziston në mbi 2 mijë raporte policore të 2018 dhe 2019. Arrestimet shtohen më shumë, 192 per trafik droge, 920 për mbjellje kanabis sativa.

 

Shifrat jane të mjaftueshme, burgjet po ashtu. Por ajo që bie në sy është fakti se, vetëm një në pesë vitet e fundit ka pranuar se dozën e parë e mori falas dhe bashkë me deklarimin pranoi dhe se kush ia dha.

 

Në fakt, në Shqipëri ekziston një nen, i cili shprehet ekzaktësisht se nëse i ofron një nxënësi shkolle një dozë falas, shkon automatikisht në burg për 15 vite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *