E diel, 8 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

15 shoferë të arrestuar nga policia e Fierit

Policia Rrugore e qarkut Fier ka arrestuar 15 shtetas, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Nga kontrollet e ushtruara në muajin gusht, janë konstatuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 9 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 shtetas për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjatë muajit gusht janë proceduar administrativisht gjithsej 3279 drejtues mjetesh.

Konkretisht janë vendosur:

Reklamë

•145 masa administrative për pasagjerë jashtë vendeve të caktuara, për shkelje të Aktit Normativ Nr. 3 datë 15.03.2020;
• 1177 masa për parakalime të gabuara;
• 566 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
• 194 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;
• 1197 masa për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

221 drejtues mjetesh janë dërguar për komision, 23 prej tyre për përdorim të pijeve alkoolike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë