E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

15 raste të reja me koronavirus/ 6 pacientë në terapi intensive, rritet numri i të shëruarve

Numri i të infektuarëve me koronavirus ne Shqiperi kalon shifren e 200 personave. 15 rastet e reja të rezultuara pozitivë e çojnë në 212 qytetarët e identifikuar me virusin vdekjeprurës.

 

 

Në 24 orët e fundit dhe në krahasim me ditët e kaluara numri i personave në terapi intensive është më i larti deri më tani, me gjashtë pacientë.

Reklamë

 

Një tjetër qytet i shtohet hartës së qyteteve ku është përhapur koronavirusi. Ajo është Mirdita me një rast. Kurba e të infektuarëve në Tiranë njeh rritje çdo ditë, nga dje sot u regjistruan tetë. Rastet e shtuara u shënuan në Durrës, Fier, Lezhë, Shkodër dhe Krujë.

 

 

Vazhdon të rritet numri i të shëruarve. Zëvëndësministrja e Shëndetësisë raporton për 40 të tillë, që sipas protokollit do të respektojnë 14 ditëshin e vetizolimit dhe do të jenë në kujdesin e mjekëve.

 

Më shumë video

Reklamë