Subscribe

Ajo që i trembeshin hetuesit ka rezultuar e vërtete.

Autopsia ka konfirmuar dyshimet se trupi i Anisa Josifit mbahej brenda një banesë në Kombinat prej më shumë se një viti.

Madje sipas ekspertizës, 30 vjecarja kishte vdekur 15 muaj më parëdhe kombinuar edhe me deklaratat e vajzës tjetër Blerta Josifi e cila është gjallë, mendohet se data e saktë e vdekjes është 26 marsi 2019.

Ndërkohë mamaja e dy vajzave, Zhaneta Josifi ka gjetur vdekjen, një ditë pasi të zbulohej ngjarja.

Natyrisht pas daljes edhe të ekspertizës, vetefjijimi i nënë e bijë merr përmasa edhe më të rënda.

Ngjarja horror e padëgjuar më parë, jo vetëm për faktin se nënë e bijë kanë mbajtur një trup në shtëpi për 15 muaj me radhe por edhe për faktin se kanë përdorur mënyra të ndryshme për të shmangur mundësine që kjo gjë të merrej vesh. Kuptohet edhe për shkak të  bindjes se tyre tek “Ringjallja”, ato e kanë lyer trupin e Anisa Josifit me vaj e uthull për të mos lejuar dekompozimin, ndonëse era e rëndë  e javave të fundit kishte shqetësuar fqinjët si dhe policinë që kishte shkuar në vendngjarje, por pa zbuluar asgjë.

Zhaneta Josifi dhe Anisa Josifi u varrosen në Permet, në vendlindje, atje ku prehej edhe kryefamiljari I cili gjithashtu ishte vetevrare vite me parë.

Tani mbetet të zbulohet se tek cili sekt kishin gjetur veten nënë e bijë, të mashtruara nga ideja se do të ringjalleshin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *