15 qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë zbuluar 836 raste të reja me COVID, nga 2.677 testime të kryera.

Mes viktimave eshte edhe një fëmijë 16-muajsh. I ndjekur dhe trajtuar në pavionin COVID në Pediatrinë e Tiranës për gjendjen dhe shenjat klinike për S. Kawasaki, gjendja e tij u rëndua brenda 24 orëve dhe më pas u dërgua në terapinë intensive dhe nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e një komplikacioni të rrallë (Sindroma Inflamatore Multisistemike).

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën edhe 14 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 45 vjeçar, një 80 vjeçar, një 82 vjeçar nga Tirana, një 49 vjeçar nga Lezha, një 58 vjeçare nga Saranda, një 61 vjeçare dhe një 70 vjeçar nga Shkodra, një 61 vjeçar nga Kukësi, një 65 vjeçar nga Mati, një 65 vjeçar nga Dibra, një 66 vjeçar dhe një 72 vjeçare nga Pogradeci, 71 vjeçar nga Fieri, 86 vjeçar nga Lushnja.”

Po ashtu, këtë të premte janë shëruar 490 qytetarë, duke e çuar në total numrin e të rikuperuarve në 15,055.

Aktualisht në 3 spitalet COVID po trajtohen 436 pacientë, 10 në terapi intensive, ndërsa 5 pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   8082

Durrës  1180

Elbasan   742

Fier        1151

Korçë    905

Vlorë     745

Shkodër  866

Lezhë    667

Berat     507

Kukës    317

Dibër     142

Gjirokaster  428

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *