148 rekrutë të rinj do të nisin stërvitjen Individuale Bazë si ushtarë-detarë aktivë në Forcat e Armatosura.

 

Në ceremoninë e përcjelljes së tyre, ku morën pjesë komandantë dhe familjarë të rekrutëve, Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm të FA, kolonel Arben Zani theksoi se veçori e rekrutimit të këtij viti ishte fakti se Forcave të Armatosura iu shtuan edhe shumë kandidatë nga fusha e artit dhe kulturës, nga të cilët 47 do t’i bashkohen Orkestrës Simfonike të FA.

“Nga sot ju do të keni një kontratë të rregullt pune dhe të sigurt, shërbim shëndetësor falas për vete dhe familjen, do të keni mundësi arsimimi dhe kualfikimi brenda dhe jashtë vendit pa pagesë, do të keni mundësi të shtoni aftësitë tuaja profesionale, do të keni të gjitha përfitimet dhe të drejtat që parashikon Statusi i Ushtarakut të Republikës së Shqipërisë”, u shpreh kolonel Arben Zani.

 

Nga ana e tij Komandant i Qendrës së Personel Rekrutimit, kolonel Altin Gjetaj theksoi faktin se FA ka ndërtuar një system arsimor mjaft efikas për përgatitjen e personelit ushtarak dhe ecurinë në karrierë, me qëllim që çdo njëri që ka fatin të shërbejë brenda radhëve të saj të jetë plotësisht i aftë si në aspektin fizik ashtu edhe në atë itelektual e profesional për të përmbushur me sukses detyrat që i ngarkohen .

 

106 rekrutë do të zhvillojnë stërvitjen ne Bunavi,19 në Vaun e Dejës dhe 23 në Poshnje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *