Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në prezanimin e programit IPARD III në Shqipëri, që do të financojë 146 milionë euro për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale shqiptare

 

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se koha kur AZHBR ishte degë partie dhe bujqësia ishte e ndarë në parcela partie ka vdekur.

 

Gjithashtu kryeministri u shpreh se sot Shqipëria punon dyfishin e tokës bujqësore, ndërsa theksoi se nuk do të përfitohet më përmes korrupsionit , por vetëm përmes punës

 

“Sot realiteti i Agroturizmit i cili është në një fazë të parë, flet vetë realiteti i një numri të konsideruesheme me raportin zero që kishim kur e nisëm këtë punë. Flet vetë edhe kjo situatë ku jemi, jo rastësisht të mbledhur, sepse ja çfarë është bërë në një zonë ku ka prodhim. Gjithkush flet për bujqësinë që nuk ka perspektivë dhe flasin njerëz që me fshatin nuk kanë asnjë lidhje. Ka kohë që nuk po shoh tezga të me 10 m. Nuk ka më sepse është ngritur një sistem tjetër, ka shumë pika grumbullimi, duhet akoma edhe më shumë sepse ka shumë zona që kanë nevojë. Sot Shqipëria punon dyfishin e tokës bujqësore që punonte përpara 7-8 vjetësh, e punon sot prej disa vitesh tanimë. Sado që të flasim apo të përpiqemi t’i vëmë përballe faktet atyre që do të vazhdojnë të flasin, ka rëndësi që ne të tërheqim sa më shumë njerëz në këtë rrjetë. Afro 500 investime cilësore me standarde të BE, duke përfituar nga fonde të BE janë sot në realitetin shqiptar, na takon ne që këto fonde t’i vëmë në punë. Ne dhe ju dhe ata si ju apo edhe të tjerë që mund të kenë qenë mosbesues deri më sot dhe dhëntë Zoti i hapin sytë se çfarë bëhet dhe ju këtu jeni Partia e Punës, ndërsa këto partitë e tjera pastaj secili ka mendjen e tij, por kur vjen puna tek puna dhe Partia e Punës jemi këtu për të vlerësuar ata që parti të tyre kanë Partinë e Punës. Fakti që nga ky program përfitues janë të gjithë ata që flasin me punën e tyre, pra nuk përfitohet përmes partisë , korrupsioni, apo tarafit, por përmes punës”, tha Rama, ndërsa shtoi: “Koha kur AZHBR ishte degë partie dhe bujqësia ishte e ndarë në parcela partie ka vdekur. Koha kur jepeshin para për të bërë punë në bujqësi ka vdekur dhe ky është fakt.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *