E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

14-vjeçari i plagosur lë spitalin, mjekët: Gjendja është e qëndrueshme, trajtimi do të vijojë në shtëpi 

Nxënësi 14 vjeçar që u plagos me thikë gjatë konfliktit pranë shkollës “Fan Noli” ku u vra shoku i tij Martin Cani, ka dalë nga spitali.

Menjëherë pas ngjarjes, adoleshenti iu nënshtrua ndërhyrjeve të nevojshme mjekësore të cilat kanë rezultuar të suksesshme.

Sipas mjekëve gjendja e tij tashmë është e qëndrueshme dhe nuk paraqet rrezik për jetën. Ndërkohë, Policia dhe Prokuroria po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e konfliktit mes adoleshentëve.

Ngjarja e rëndë në shkollën “Fan Noli” ka nxitur diskutime të gjera mbi sigurinë në ambientet shkollore dhe masat e reja që duhen marrë për të parandaluar krime të tilla. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë