E diel, 4 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“14 mjekë në Gaza u vranë gabimisht”, IDF: Keqkuptimi operacional çoi në ekzekutimin e tyre

Ushtria izraelite ka thënë se një “keqkuptim operacional” çoi në vrasjen e 14 punonjësve të urgjencës në jug të Gazës muajin e kaluar.

Një hetim mbi incidentin nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) gjeti një sërë dështimesh, raporton BBC. 

Reklamë

Katërmbëdhjetë punonjës të urgjencës dhe një punonjës i OKB-së u vranë kur një ambulancë e Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze (PRCS), një makinë e OKB-së dhe një kamion zjarrfikës nga Mbrojtja Civile e Gazës u goditën pranë Rafah më 23 mars.

Në një deklaratë, IDF tha se trupat e saj hapën zjarr duke besuar se po përballeshin me një kërcënim nga forcat armike.

Izraeli fillimisht pretendoi se trupat hapën zjarr sepse autokolona u afrua “në mënyrë të dyshimtë” në errësirë ​​pa fenerë dhe sinjale ndezura.

Por një video e cila u shfaq më vonë tregoi automjetet me dritat e tyre të ndezura dhe sinjalet e urgjencës të ndezura./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë