Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra komentoi mbledhjen e fundit të përbashkët mes dy qeverive Kosovë-Shqipëri, ku u nënshkruan 14 marrëveshje bashkëpunimi. Gjatë edicionit të lajmeve në “Vizion Plus”, Shkodra tha se këto marrëveshje nuk duhet të shërbejnë vetëm për deklarata publike, por të zbatohen realisht dhe të kuptojmë se në çfazë janë.

“Është hera e gjashtë që mblidhen, është viti i gjashtë që kryeministri Rama organizon mbledhjen e përbashkët. Këto mbledhje janë shumë të mirëpritura, ne e shohim me shumë interes sepse bashkëpunimi me Kosovën duhet të jetë i mirë. Por nuk duhet të jenë vetëm butafori mediatike, por produktive. Shpresoj që mbledhja jashtë kamerave është produktive, por sa transparente janë me ne? Ajo që pash unë ishte se u fol shumë pak për marrëveshjet e mëparshme. Ishte një mbledhje gati detyruese prej disa zhvillimeve që ndodhën më parë mes Kosovës dhe Serbisë, pati një nënshkrim marrëveshjeje në Shtëpinë e Bardhë. Unë besoj se kjo ishte një mbledhje e detyruar për t’u mbledhur në këtë kohë.”

 

Shkodra u ankua se pavarësisht se sot numërohen 64 marrëveshje të nënshkruara me Kosovën, shteti shqiptar nuk ka dialoguer asnjëherë me grupet e interest para se të firmosë për to.

 

“Ne nuk jemi pyetur asnjëherë si grupe interesi. Me sipërmarrjen nuk ka patur asnjë dialog dhe konsultim. Para se të firmosësh marrëveshje, duhet të ulesh me sistemin tonë të brendshme, ku një ndër aktorët jemi edhe ne. Duhet të themi çfarë është bërë deri tani, ku kanë ngelur marrëveshjet. Janë nënshkruar 50 marrëveshje, janë në total 64, kemi një inventar shumë të madh marrëveshjesh, por jo çfarë është bërë, s’ka transparencë. Kemi gjashtë vjet që bëjmë marrëveshje, por kemi ende probleme. Ne mund të ndihmojmë që shumica e marrëveshjeve të implementohen.”

 

Arben Shkodra shtoi se Shqipëria duhet të harmonizojë gjithçka me Kosovën, madje edhe legjislacionin. Sipas tij, Shqipëria me Kosovën mund të bëjë pafund gjëra të mira.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *