Deputetja demokrate, Ojrola Pampuri ka reaguar ashpër pas deklaratës së ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, e cila tha dje se të ardhurat mujore të një personi për të mos u konsideruar i varfër në situatën ku po jetojmë, duhet të jenë 130-140 euro.

 

Në një postim në “Facebook”, Pampuri tha se me këtë shumë nuk përballohen çmimi i energjisë elektrike dhe faturat e ujit apo dhe shpenzimet familjare.

 

Postimi:

130-140 euro ne muaj nuk konsiderohesh i varfer?????
Çfarë mund te besh me një shume te tille, ose me mire si do ta menaxhonin ministrat e Ramës këtë shume për të përballuar shpenzimet e muajit, përfshi këtu dhe rritjen e çmendur të çmimeve!
Me këtë shumë një qytetar duhet te paguaje;

Energjinë elektrike dhe faturën e ujësjellësit
Duhet të përballojë shpenzimet e fëmijëve
Ushqyerjen
Nevojen per medikamente apo per trajtim shendetesor nese do i nevojitej, pasi shendetesia falas eshte thjesht nje iluzion si cdo gje tjeter e kesaj qeverie.
Si dhe shpenzime te tjera shtese pergjate nje muaji.
Mendoni, nese nje familje ka nje makine, nje femije ne Universitet, ka nevoje edhe per te bere ndonje pushim diku, jo per gje, por meqenese ministrja thekson qe nje familje me keto te ardhura nuk konsiderohet e varfer!
Cili ekspert i ekonomise ne bote, do te provonte te artikulohej ne nje menyre te tille?
Nese me keto te ardhura nuk konsiderohesh i varfer, po nje ministri te Rames, bashke me Ramen qe nje kostum i kushton sa 5,6,7,8 fishi i kesaj shume si konsiderohen????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *