Subscribe

Kanë kaluar 13 vite nga shpërthimi i Gërdecit që la pas 26 viktima dhe qindra të plagosur, e po ashtu edhe dëmë të mëdha materiale. Pamja e vendit tashmë ka ndryshuar, por jo dhimbja e familjarëve që humbën më të dashurit e tyre, as edhe kërkesa për drejtësi, e cila tani është më e fortë.

Me lule në duar e mes loteve, familjarët kujtojnë sot më të dashurit që humbën jetën 15 marsin e 2008-ës. Veç dhimbjes, pengu më i madh për ta mbetet drejtësia e munguar.

Karvanin e gjatë në dyert e Gjykatës e rrëfejnë prindërit e 7-vjeçarit, Edison Durdaj, i cili po luante me biçikletë në momentin e shpërthimit.

“Nëse atëherë, para 13 vitesh prisnim drejtësi, sot nuk ka as drejtësi. I kam ndjekur të gjitha hapat. Gjykata e Apelit i rrëzoi vendimet e Shkallës së Parë. E çojmë në Gjykatën e Lartë, nuk e pranon rekursin e prokurorisë.”

“Ne sot jemi pothuajse si ditën e parë që shpërtheu Gërdeci. Jemi shumë të zhgënjyer nga drejtësia. Kam humbur djalin, i cili ishte duke luajtur me biçikletë, 6 vjeç. Shumë politikanë na kanë mashtruar e gënjyer.”                          

Një nga më të prekurat nga kjo tragjedi, ështe familja Deliu që sot ndan pak fjalë e që tregojnë vetëm për zgënjimin dhe harresën nga institucionet.

“S’ka drejtësi fare. Nuk janë interesuar fare, as moralisht.”

Shpërthimi ndodhi rreth orës 12:00 në fabrikën e Demontimit te municioneve në Gërdec. Pas ngjarjes tragjike, prokuroria aerrestoi disa persdona përgjegjës për ngjarjen, por sot që të gjithë janë të lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *