E diel, 15 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:40 Në vijim ora 01:40: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

13 vjeçarja: Rrëmbimin e sajova, prindërit s’më linin të dilja me shoqërinë

Adoleshentja që u shpall e zhdukur pasditen e kësaj të premtje në Tiranë, është gjetur pas katër orësh në një qendër tregtare pranë “Zogut të Zi”.

 

Përmes një prononcimi për mediat drejtori i Policisë së Tiranë, Rebani Jaupi ka bërë me dije se nuk bëhej fjalë për një rrëmbim, por 13-vjeçarja kishte shkuar për të pirë pije freskuese me një grup shokësh dhe shoqesh.

 

Reklamë

Informacionet ndër të tjera bëjnë me dije se 13 vjeçarja ka deklaruar në polici se historinë e rrëmbimit e e kishte trilluar, për të kaluar disa momente me shoqet, pasi familja nuk e linte.

 

NDërkohë prej katër orësh policia e Tiranës u vu në alarm lidhur me këtë rast duke ngritur pika kontrolli në të gjithë Tiranën, ku gjithahstu në lidhje me zbardhjen e kësaj ngjarje ishte kërkuar dhe ndihma e policisë së Fushë Krujës, Elbasanit dhe Durrësit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë