Subscribe

127 vjet burg në total do të vuajnë 5 të akuzuarit për ekzekutimin me armë të biznesmenit Behar Sofia në qendër të Tiranës. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku nga 30 vjet heqje lirie u dënuan Skënder Vathi, Xhuljano Visha dhe Leonar Xhixha.

I penduari i drejtësisë Ernejt Shyti, i cili zbërtheu gjithë mekanizmin e ekzekutimit, u dënua me 7 vjet burg. Për togat e zeza ai tha se për të finalizuar krimin e mëngjesit të 25 shkurtit të 2020, e ndoqi viktimën për 23 ditë rresht, ndërsa do rrëfeu se në këmbim i ishin premtuar 50 milion lekë, para që nuk i mori asnjëherë. Sipas dëshmisë së tij, Xhuliano Visha do t’i jepte pagesën ndërsa Bujar Leza i kishte vënë në dispozicion armën e krimit.

Lexo edhe :

Related Posts

Behar Sofia i njohur si “Bossi i Drogës” u ekzekutua vetëm pak metra larg Piramidës. Në momentin e vrasjes, viktima ka qenë duke ecur përgjatë Lanës, kur ekzekutori iu afrua dhe e qëlloi me një plumb në qafë e një në shpatull duke e lënë të vdekur në vend. Asokohe kanë qenë ende në fuqi masat anticovid ndaj autori lëvizte i maskuar me maskë dhe me syze. Pas atentatit Shyti është larguar drejt Kodrave të Liqenit, ndërsa prangosja e tij ndodhi në Mal të Zi.

Këtë vit, për të njëjtën ngjarje, Gjykata e Posaçme vendosi të gjykojë në mungesë Jemin Sherën si organizator i vrasjes së biznesmenit Behar Sofia nën akuzat e vrasjes me paramendim si dhe pjesëmarrje në një grup kriminal. SPAK shkoi drejt identifikimit të shtetasit Jemin Shera, si një nga organizatorët e kësaj ngjarje, nga disa pamje të kamerave të sigurisë, ku ai qëndronte para vrasjes me shtetasin tjetër të konsideruar organizator, Skënder Vathin.

Vrasja e Behar Sofisë

Behar Sofia i njohur si “Bossi i Drogës” u ekzekutua mëngjesin e 25 shkurtit të vitit 2021, nga Ernejt Shyti, vetëm pak metra larg Piramidës.

Sofia ka qenë duke ecur përgjatë Lanës, në moment i afrohet Shtyi i cili pasi e ndjek për disa metra i afrohet dhe e qëllon nga afër duke e lënë të vdekur në vend.

Kujtojmë që në atë periudhë kanë qenë ende në fuqi disa nga masat anticovid dhe autori lëvfizte i maskuar me maskë anti-Covid, dhe me syze.

Pas atentatit Shyti është larguar drejt Kodrave të Liqenit. Shyti u arrestua në Mal të Zi ndërsa në dëshminë e dhënë në Gjykatë ka treguar me detaje rolin e të pandehurve të tjerë.

Dëshmia e Ernejt Shtytit që fundosi “grupin” e porositësve

“Dajo” dhe “djali i ri”, janë dy nofkat që përdornin dy nga të akuzuarit për vrasjen e. Behar Sofisë. Ernejt Shyti, ekzekutori i biznesmeniz, njëherësh bashkëpunëtor i drejtësisë ka dëshmuar këtë të premte para togave të zeza të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë. Si “Dajo” ai identifikoi shtetasin Skënder Vathi, ndërsa “Djali i ri” tha se thirrej Lonard Xhixha. Për Vathin tha se është takuar para ngjarjes tek terminali ndërqytetas i autobusëve pranë Qytetit Studenti, ndërsa ditën e ngjarjes nuk i kishte dalë në takim pranë liqenit artificial. Shytaj foli edhe për dy vrasje të tjera që kishte përgatitur grupi, atë të një 34-vjeçari në Kamëz dhe të një tjetër shtetasi në Gjermani.

“Për asnjërin nuk kisha as emër as fotografi. Xhuljano Vishaj më kishte porositur por pa më dhënë detaje. Për vrasjen në Kamëz më kishte thënë që do e kryente vetë, ndërsa atë në Gjermani do e kryeja unë përkundrejt 500 mijë eurove”.

23 ditë ka zgjatur vëzhgimi i Behar Sofisë nga Ernejt Shytaj, madje tregon edhe një episod konkret.

“Disa ditë para ngjarjes, e kam ndjekur Behar Sofinë nga Piramida deri tek ish-ekspozita. E identifikova por nuk e kreva dot vrasjen. Atentatin ndaj Behar Sofisë e bëra për 50 milion lekë, paratë nuk i mora asnjëherë, pavarësisht se Xhuljano Visha më kishte thënë se do ti merrja 3 ditë pas ngjarjes. Bujar Lezën e kam takuar për biçikletën, me Xhuljano Vishën, më pas më ka pyetur edhe nëse do i ndërroja rrobat kur të kryeja ekzekutimin. Mësova se Bujari i kishte thënë Xhulios se edhe armën e kishte gjetur. Vrasjen më tha Visha do e bënte për hasmëri, por se për çfarë dhe nga kush ishte porositur nuk e di. Ditën e krimit, nuk mu shkrep arma, e mbusha dhe pastaj qëllova dy herë. Skënder Vathi do më merrte te Liqeni Artificial, por nuk erdhi. Kam ikur drejt Malit të Zi me vëllain dhe Xhuljano Vishën, nuk kemi ndaluar askund as për të ngrënë. Për komunikim me anëtarët e gruoit, kisha një telefon të markës “Iphone” që ma dha Xhuljano Visha të cilit ia ktheva dhe një “Nokia” që ma dha Leonard Xhixha. Ky i fundit, kur kam kryer vrasjen, ka qenë duke vëzhguar shenjestrën, kur kaloi te trotuari, më ka thënë se jam këtu afër dhe se po shkonte te lokali”.

Gjatë seancës, pati një ndërhyrje nga kafazi i qelqtë edhe Bujar Laze, i cili tha se dikush e ka mësuar bashkëpunëtorin e drejtësisë ta përmendi biçikletën dhe që sipas tij, Ernejt Shyti po e pranonte se nuk kishte njohje me Lezën. Gjykata thirri të paraqiten në seancën e ardhshme 3 dëshmitarë, ndërsa po gjatë kësaj seance që do mbahet më datë 20 prill në orën 14:00, do të jenë të pandehurit që do të japin deklarimet e tyre. Ata janë Skënder Vathi, Xhuljano Visha, Leonard Xhixha dhe Bujar Leza.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *