Subscribe

Banorët e Shkodrës, Lezhës, Elbasanit, Fierit dhe Vlorës do të kenë mundësinë për ujë të pijshëm, të sigurt dhe të përballueshëm, përmes një reforme të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, Gjermania, dhe Zvicra.

Partnerët e huaj angazhohen të kryejnë një investim prej 125 milionë eurosh në këto 6 bashki, para që do të shpërndahen për institucionet shqiptare në formën e grantit dhe huasë.

“Teksa Shqipëria ecën përpara me procesin e saj të negocimit, ka nevojë të mobilizojë burimet, të harmonizojë ligjet me standardet e BE për mjedisin. Kjo është padyshim një nga sfidat më të mëdha sepse kërkon investime substanciale, duke përfshirë edhe ato financiare, por gjithashtu edhe ndryshime në legjislacion dhe ndryshime në mendësinë dhe kulturën e njerëzve”, tha ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato.

“Kemi rezultate të mirëfillta që janë numra dhe jo thjeshtë fjalë kemi 33 zona urbane dhe 98 zona rurale që furnizohen me ujë të pijshëm të cilësisë së lartë 24 orë me buxhetin e 2024 dhe paketën e programeve do të shtohen në këtë listë edhe 13 zona urbane, duke e çuar në 46 numrin e tyre dhe 45 zona rurale, duke e çuar nr në 143 zona rurale të shërbyera 24 orë me ujë, 9 prej të cilave janë zona turistike”, tha ministrja Belinda Balluku.

Gjatë këtij viti, përmes reformimit të sektorit ujësjellës, synohet edhe të ulet niveli i ujit të pafuturuar, të rritet performance financiare e shoqërive dhe të reduktohet numri i punësimeve partiake. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *