E diel, 27 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

12 ura të dëmtuara në Maliq

Rreziku i urave të amortizuara është i pranishëm edhe në Maliq. Nga një monitorim i tyre bashkia ka dale në përfundimin se 12 ura janë problematike. Veprat të cilat paraqesin rrezikshmëri janë kryesisht ne zonën e Vreshtasit dhe Pirgut, ku vetë banorët shprehen se këto ura janë dëmtuar nga kalimi i mjeteve të transportit dhe makinave bujqësore. Ata thonë se kanë vështirësi në transportin e prodhimeve.

 

Bashkia e Maliqit ka vendosur të investoje për riparimin e urave.

 

Në këto vepra arti do të ndërhyhet me qëllimin që të kryhen punimet e nevojshme për t’i nxjerrë ato nga lista e urave që paraqesin rrezik në këtë zonë.

Më shumë video