Subscribe

Të paktën 12 tonë hashash mendohet te jene zbuluar në nje magazinë ne Permet, e cila ka te dhena te pakonfirmuara se eshte prone shteterore.

 

Droga qe mendohet te jete një prej sasive me te mëdha te sekuestruara deri tani ne te njëjtin vend është gjendur ne fshatin Pagri te Përmetit. Prej mëngjesit te se shtunës uniformat blu nisen nje operacion te gjere antidroge ne jug te vendit.

 

Ngarkesa e sakte pas peshimit eshte 11.850 tonë, dhe nje fakt i tille shihet edhe ne foto. Lënda narkotike ishte paketuar ne thasë te zinj dhe e bere gati per t’u trafikuar.

 

Ka dyshime te forta se ne rrjetin e trafikut te drogës mund te jene implikuar edhe efektive dhe sipas te njëjtave burime, nuk përjashtohet mundësia e arrestimeve ne radhët e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *