12 humbje jete sot nga COVID

12 qytetarë kanë humbur jetën, ndërsa janë identifikuar 425 raste të reja me COVID, nga 3070 testime të kryera.
Nuk e kanë fituar betejën me COVID 4 qytetarë nga Tirana, 2 qyetetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Durrësi të moshave 64- 83 vjeç.
Ndërkohë, janë shëruar 550 qytetarë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 320 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22281
Fier 2625
Durrës 1369
Vlorë 1280
Shkodër 1210
Gjirokastër 1266
Korçë 789
Lezhë 534
Elbasan 386
Kukës 355
Dibër 324
Berat 119




