Subscribe

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë konfirmuar 119 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 4 perosna kanë ndërruar jetë.

Ministria e Shëndetësisë raportoi një rritje të të shtruarve në spitalet COVID. Në Infektiv dhe  “Shefqet Ndroqi”  po trajtohen 125 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 4 pacientë janë të intubuar.


“Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 69 raste në Tiranë, 8 në Kavajë, nga 7 raste në Krujë, Tepelenë, 5 në Lezhë, 4 në Durrës, nga 3 raste në Elbasan, Pogradec, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Korçë, Has, Lushnje, dhe nga 1 rast në Mallakastër, Kamëz, Malësi e Madhe.”

Po ashtu, këtë të martë janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2397 që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:


Tiranë 893
Durrës 201
Shkodër 201
Vlorë 100
Lezhë 89
Korçë 63
Kukës 52
Elbasan 51
Fier 43
Berat 35
Dibër 26
Gjirokastër 22

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *