119 kg kokainë të fshehura në një kontejner të ngarkuar me banane u sekuestruan nga policia në Vaqarr të Tiranës.

 

Operacioni i koduar “Romanati” nisi pas informacioneve të marra se në Romanat të Durrësit ishte ndaluar nga persona të paidentifikuar një kamion, që transportonte një kontejner të ngarkuar me banane nga Porti i Durrësit për një magazinë në Vaqarr.

 

Hetimet zbuluan se kontejneri ka kaluar transit në një port në Itali, ku autoritetet kanë konstatuar mungesën e vulës dhe më pas mungesën e arkave me banane. Pas këtij momenti është mbyllur dhe riplumbosur kontejnerin, duke e shoqëruar me procesverbalin përkatës.

 

Kur mbërriti në Portin e Durrësit, kontejneri rezultoi i pastër dhe vijoi rrugën drejt magazinave në Vaqarr. Por disa persona i prenë rrugën, ushtruan kontroll për disa minuta dhe më pas u larguan me shpejtësi.

 

 

Gjatë operacionit, efektivët prangosën shoferët e kontejnerit, Hasan Salihu, 63 vjeç, Gëzim Kalaja 31 vjeç dhe administratorin e një firme import-eksporti me vendet e Amerikës Latine, Marson Murataj, 34 vjeç.

 

Ndërkohë po kryhen hetime të përbashkëta edhe me agjencitë jashtë vendit për të identifikuar dhe kapur personat që ushtruan kontroll në kamion, si edhe për të zbardhur emra të tjerë që mund të jenë të përffshirë në trafikimin e drogës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *