Subscribe

Gjatë një aktiviteti me rastin e 111-vjetorit të themelimit të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se do të ketë rritje pagash për efektivët.

Balla tha se punonjësit e Policisë do të përfitojnë gjithashtu kredi të buta, në mënyrë që të sigurojnë shtëpi për familjen e tyre.

 “Keni vëmendjen e qeverisë. Sapo kaluam kreditë e buta për disa punonjës të policisë, dhe do të vijojmë me 300 të tjerë. Po ashtu do të vijojmë të mbështesim.

Do t’i sigurojmë shtëpi për familjen e tyre. Po detajojmë dhe vlerësimin se sa do të jetë rritja e pagave për punonjësit e policisë së Shtetit dhe për punonjës të tjerë, të sektorit të Shëndetit Publik apo për FA-të, dhe administratën publike. Kërkesa ime është që në këtë rritje historike pagash për sektorin publik që do të realizojmë për sektorin publik në 1 korrik, forcat e policisë të jenë më të vlerësuar. Do të kemi shumë shpejt dhe në Policinë e Shtetit modele të përdorimit të inteligjencës artificiale. Një prej indikatorëve më kuptimplotë të rritjes së besimit te qytetarëve te policia, janë thirrjet në numrin 112”, tha Balla. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *