Subscribe

Zjarret vijojnë të mbeten kërcënim në pjesën më të madhe të vendit. Emergjencat Civile raportojnë për situata të vështira në shumë qarqe, ku edhe pse po ndërhyhet me forca të shumta rreziku i përhapjes se flakëve është i larte. Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 11 vatra zjarri.

 

Në Tiranë, 30 forca të ushtrisë dhe një zjarrëfikëse, vijojnë punën për shuarjen e zjarrit në afërsi të Tuneli të Krrabës. Po ashtu, vazhdon operacioni në vatrat e zjarrit në malin e Derjes pranë Shëngjergjit, ku janë djegur sipërfaqe të kosidentueshme me shkurre pisha.

 

Në Gjinar të Elbasanit, gjendja eshte problematike. Forca të ushtrisë të mbështetura nga një helikopter që ka ulur intensitetin e zjarrit, po përpiqen ta vene nen kontroll. Në fshatin Jorgucat, në Dropull flaket jane përhapur në një sipërfaqe me shkurre dhe kullotë. Më pas zjarri është shfaqur edhe në fshatin Muzinë. Në ndihmë kane mbërritur edhe dy avionë të ardhur nga Greqia. Gjatë operacioneve kanë marrë plagë të lehta dhe 2 punonjës zjarrfikës, por pa rrezik për jetën.

 

Zjarret kanë rënë edhe në Gruemirë, në Malësinë e Madhe, ku kanë përfshirë një sipërfaqe 2 hektarë me shkurre dhe pemë frutore. Zjarri në Parkun e Bogovës, në Skrapar, vazhdon, ndërkohë që zjarrfikësit nuk kanë mundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *