E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 minuta më parë
Vendi

11 të prekur nga fruthi në Korçë, të gjithë me vaksinim jo të plotë

11 persona janë prekur nga fruthi deri më tani në qytetin e Korçës.

 

Ata janë duke u mjekuar në Spitalin Rajonal të Korçës dhe po mbahen nën kontroll të veçantë nga ana e mjekëve.

 

Reklamë

Pacientët i përkasin datëlindjeve mes viteve ’80 – ’90. Vite ku dhe nuk është kryer vaksinimi I plotë ndaj epidemisë së fruthit.

 

Drejtori I Spitalit Rajonal të Korçës, Ardit Konomi shprehet se situata është nën kontroll dhe se asnjë nga pacientët nuk është në gjendje kritike për jetën.

 

Ai bën me dije gjithashtu se është përmirësuar dhe gjendja e nxënëses së gjimnazit Themistokli Gërmenji dhe rojës së kësaj shkolle dhe se nuk ka nevojë për panik.

 

Mjekët bëjnë apel për të gjithë qytetarët që të kryejnë vaksinimin për t’u mbrojtur nga sëmundja e fruthit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë