Gjykata e apelit në Maqedoninë e Veriut ka liruar nga paraburgimi të shumëpërfolurin Jordan “Orce” Kamçev, duke pranuar një garanci bankare prej 11 milionë eurosh. Bashkëpronari i spitalit privat “Sistina” në Shkup, por edhe i shumë bizneseve tjera, Orce Kamçev, është gjithashtu familjar i ish-drejtorit të policisë sekrete, Sasho Mijallkov, i cili para Vitit të Ri, po ashtu u lirua nga paraburgimi me garanci bankare prej rreth 11 milionë eurosh.

Kamçev, sikur edhe Mijallkov, akuzohen për veprën penale, blerje të paligjshme të tokës për ndërtim. I akuzuari i parë në këtë rast është ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, i cili ndiqet penalisht për përvetësim të 1.3 milion eurove nga donacionet partiake të përdorura për blerjen e parcelave në Vodno, zonë turistike malore në Shkup.

Vendimi për lirimin e Kamçev dhe Sasho Mijallkov, ka nxitur reagime të ashpra që janë pasuar me akuzat se gjyqësori është i zhytyr në korrupsion dhe mban ende lidhjet pushtetin e kaluar.

“Gjykatësit që morën vendimin duhet t’i japin llogari opinionit se në çfarë baze kanë marrë një vendim të tillë dhe në cilën formë do ta marrin përgjegjësinë në rast se Mijallkov arratiset”, thuhet në reagimin e ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq.

Ndërsa Aleanca për Shqiptarët akuzoi gjyqësorin për standarde të dyfishta, pasi sipas opozitës shqiptare, të gjitha rastet ku janë të dënuar shqiptarët, mbeten të pazbardhura.ar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *