E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

11 maji/ Tabaku: Zgjedhjet më të vështira që kam parë, betejë me kundërshtarin, garë me njëri-tjetrin

Kandidatja e e PD në Qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku, i ka cilësuar zgjedhjet e 11 majit si më të vështirat që ka përjetuar ndonjëherë.

E ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Tabaku tha se në këto zgjedhje përveç betejës me kundërshtarin ka dhe një garë brenda llojit. Ajo tha se shpesh ka edhe shkelje rregullash.

Reklamë

Pjesë nga intervista:

Borakaj: Beteja është shumë e fortë, jo vetëm me kundërshtarin por dhe brenda familjes tuaj?

Reklamë

Tabaku: Me kundërshtarin është betejë, brenda familjes garë.

Borakaj: Janë këto zgjedhjet më të vështira?

Tabaku: Janë zgjedhjet më të vështira jo vetëm për përballjen politike, por janë të vështira dhe për faktin se ne kemi garë dhe me njëri-tjetrin, nuk ka më rreugulla në kufirin gjeografik. Është e nevojshme të kesh një shtrirje tnë të gjitha bashkitë e qarkut të Tiranës. Janë atletet që nuk ndahen nga këmba, pasi kjo fushatë është vetëm ecje.

Borakaj: Është e vështira gara brenda kolaicionit?

Tabaku: Sa kohë që përpjekja e secilit është votë për PD është në rregull, por ka raste që shkelim në territorin e tjetrit.

Borakaj: Keni ju ndarje?

Tabaku: Unë kam zonën 2 dhe 12. Është e nevojshme që ti të zgjerosh fokusin e votave, të dalësh përtej zonës dhe të kërkosh vota të tjera.

Borakaj: Çfarë i thoni ju elektoratit gri?

Tabaku: Ka diskutime të gjatë, për opozitën, a është e gatshme PD të qeverisë, ka diskutime për programin, për ekonominë.

Borakaj: Duket sikur qytetari është indiferent për programin.

Tabaku: Qytetarët mbi 35-vjeç janë shumë të interesuar për programin. Shoh qetësi tek rinia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë