E shtunë, 26 Shtator 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

106 të vdekur nga koronavirusi, dyfishohet numri i të infektuarve

In this photo taken on January 25, 2020, medical staff wearing protective clothing to protect against a previously unknown coronavirus arrive with a patient at the Wuhan Red Cross Hospital in Wuhan. - The number of confirmed deaths from a viral outbreak in China has risen to 54, with authorities in hard-hit Hubei province on January 26 reporting 13 more fatalities and 323 new cases. (Photo by Hector RETAMAL / AFP)

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri në Kinë arriti në 106, ndërkohë që numri i rasteve të infektuara pothuajse u dyfishua brenda ditës.

Autoritetet kineze thanë se numri total i njerëzve të prekur me këtë virus të hënën ishte 4,515, ndërsa një ditë më herët 2,835.

Kufizimet në udhëtime u ashpërsuan dhe veshja e maskave në publik tani është e detyrueshme në disa qytete.

Qyteti Vuhan, me 11 milionë banorë, është epiqendra e shpërthimit, por koronavirusi është shpërndarë në gjithë Kinën dhe jashtë saj.

Koronavirusi, që është një familje e gjerë e viruseve, shkakton infeksion të rëndë akut të frymëmarrjes dhe tash për tash nuk ka kurë ose vaksinë specifike për të.

Të hënën, Gjermania raportoi rastin e parë me këtë lloj koronavirusi.

Raste të tilla janë raportuar edhe në Francë, Shtetet e Bashkuara, Australi, Kanada, Kore të Jugut, Tajvan, Tajlandë, Malajzi e të tjera.

Zyrtarët kinezë besojnë se koronavirusi i ri e ka origjinën në një treg të ushqimeve të detit në Vuhan./ R.E.L

Vazhdo të lexosh