Subscribe

Shtrimet spitalore kanë patur një rritje që nga janari deri në mes të shkurtit.

 

Diçka të tillë e konfirmoi drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj gjatë komunikimit të Komitetit Teknik të Eskpertëve për masat anti-COVID.

 

Brataj deklaroi se numri më i lartë i pacientëve të shtruar është arritur në datën 15 shkurt, me 115 të shtruar. Megjithatë, ai nënvizoi se në ditët e fundit është vënë re një rënie.

 

“Numri i shtrimeve në spital, nga 44 në ditë, u rritën deri në 8 janar në numrin 100 shtrime. Maksimumi u arrit në datën 15, me 115 shtrime. Tani ka një ulje të shtrimeve në spital, që ka zbritur poshtë numrit 100. Kjo na jep optimizëm të themi se masat që morëm para dy javësh kanë dhënë ndikimin e tyre. Situata është nën kontroll, monitorimi është i përditshëm. Hapja e spitaleve rajonale ndihmoi në shpërndarjen e pacientëve. Në krye për pozitivitetin qëndron Tirana”, shpjegoi Skënder Brataj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *