Qeveria miratoi ditën e sotme bonusin e fundvitit për pensionistët. Fondi i miratuar është 100 milionë euro.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja pas mbledhjes së qeverisë ka deklaruar për mediet se bonuesi i fundvitit për pensionistët do të fillojë të shpërndahet në javën e dytë të dhjetorit.
Ministri bëri me dije se janë më shumë se 500 mijë pensionistë të cilët do të përfitojnë bonusin prej 150 eurosh, ndërsa më shumë se 200 mijë do të përfitojnë bonusin prej 100 eurosh.
Ministri Goxhe: Miratuam në qeveri bonusin e fundvitit, që është më i madhi ndonjëherë për 724 933 pensionistët. Nga të cilët 511 173 pensionistët me pension deri në 20 mijë lekë do të përfitojnë 150 euro bonus këtë fundvit dhe 213.7600 pensionistë që marrin pension mbi 20 mijë lekë do të përfitojmë 100 euro.
Theksoj se të gjithë pensionistët invalid, pensione familjare, fëmijë jetim, pavarësisht se sa pension marrin do të kenë bonus të plotë 15 mijë lekë, përfshihet në këtë bonus fundviti dhe një kategori tjetër që janë pensionet e parakohshme të ushtarakëve. Pagesa do të nisë nga java e dytë e dhjetorit, me zbardhjen e aktit dhe përgatitjen e të gjitha procedurave nga ana e Institutit të Sigurimeve Shoqërore nisin pagesat në të njëjtën mënyrë siç ka ndodhur gjithmonë pranë sporteleve të ISSH./vizionplus.tv





