E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“100 mijë euro në pak muaj”/ Goditet banda shqiptare e trafikut të kokainës në Itali

Policia italiane ka arrestuar katër shtetas shqiptarë si pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës. Ky grup ka funksionuar për më shumë se 1 vit e gjysmë në disa zona, mes jugut të Marches dhe veriut të Abruzzos.

Shqiptarët e arrestuar janë të moshave 29 deri në 39 vjeç dhe sipas mediave italiane, autoritetet kanë dokumentuar mbi 80 raste të shpërndarjes së kokainës në dy territoret e larpërmendura.

Reklamë

Të rinjtë e arrestuar kryesisht shpërndanin kokainë në parkingjet e qendrave tregtare. Sipas mediave italiane, të rinjtë ka bërë të paktën 100 mijë euro në pak muaj.

Karabinierët arritën të identifikojnë rrjetin e shitjes së kokainës përmes rrjeteve sociale të të rinjve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë