Subscribe

Qeveria shqiptare ka akorduar një shumë prej 100 mijë eurosh, ndihmë për Maqedoninë për përballimin e situatës së vështirë të krijuar pas përmbytjeve. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, bëri me dije se përveç këtij fondi, është e gatshme për të ndihmuar me tej vendin fqinj e në mënyrë të veçantë popullsinë shqiptare. I pyetur nga mediat mbi procesin e integrimit të Shqipërisë, ministri i Jashtëm bëri me dije se reforma në drejtësi është kyçe për marrjen e një rekomandimi pozitiv nga Komisioni Europian. Sipas tij, miratimi i ndryshimeve kushtetuese, por edhe i ligjeve që do të zbatojnë atë e më pas zbatimi i tyre përbëjnë objektivin kryesor, me qëllim një vendimmarrje pozitive nga vendet anëtare në takimin e Këshillit të Ministrave të BE-së në dhjetor të këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *