Subscribe

Policia e shtetit nderoi në 10 vjetorin  e vrasjes së 4 efektivëve që rane në krye të detyrës gjatë operacionit për arrestimin e Dritan Dajti.

 

Fatos Xhani, Altin Dizdari, Saimir Duckollari dhe Kastriot Feskaj u ekzekutuan nga Dajti gushtin e vitit 2009 prane plazhit iliria.

 

Bashkeshortja e efektivit fatos xhani  shprehet se   edhe pse ka kaluar nje dekade nga humbja e kryefamiljarit drejtesia ende nuk eshte vene plotesisht ne vend.

 

Zevendes ministrja e brendshme Rivena Voda  premtoi mbështetje për familjet e të rënëve në krye të detyrës.

“Ata janë nderi dhe krenaria jonë, e familjarëve të tyre, ata sot e përjetë janë Nderi i Kombit. Vepra sublime e katër kolegëve që ne përkujtojmë sot, si ajo e qindra dëshmorëve të tjerë të Policisë, është burim frymëzimi për gjithë brezat, shembull i sakrificës, dinjitetit dhe përkushtimit, duke mos kursyer as veten për të mbrojtur jetën.  Fatosi, Kastrioti, Altini dhe Sajmiri  10 vite më parë , në Durrës  dhanë jetën gjatë një operacioni shumë të vështirë për kapjen e një personi shumë të kërkuar. Ata ishin oficerë të ndershëm, të përkushtuar,  të përgjegjshëm për detyrën, ndaj ata sot nderohen me krenari  nga të gjithë.Kolegët tanë që tashmë prehen në altarin e kombit, u ndanë prej nesh nga plumbat e krimit të organizuar, dhe ende sot shpirti i tyre nuk gjen paqe deri në dhënien e drejtësisë së merituar për dorën vrastare.’

Ngjarja e vitit 2009 ishte nje nga goditjet me te renda per policine e shtetit. Pas arratisjes 6 vjecare, uniformat blu arritën te lokalizojne Dritan Dajtin ne nje banese ne Durres .operacioni I policise per kapjen e tij rezultoi fatal per 4 efektivet.

 

Dajti i shpëtoi burgimit të përjetshëm. 5 gjyqtarët ndryshuan vendimin ne 25 vite heqje lirie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *