E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

10 vjet nga goli i paharrueshëm ku Messi imitoi Maradonën

Klubi i Barcelonës ka kujtuar nërëpmjet një postimi në twitter, një gol të paharrueshëm 10 vjet më parë të Leo Messit që mrekulloi gjithë botën.

 

Ishte pikërisht 18 tetori i 2007, kur talenti që po cudiste botën me forcen dhe klasin e tij, u ngrit ne piedestal duke merituar të gjitha krahasimet me legjenden Diego Armando Maradona. Në një ndeshje ndaj Getafes, ylli i Barcelonës shënoi ateherë një gol i cili në mënyre të pabesueshme i ngjante në cdo fragment të aksionit, golit që kishte future ne histori Maradonën në boterorin e 1986 kur i shënonte Anglisë.

 

Reklamë

 

Ashtu sikurse edhe “El Pibe Doro”, Leo Messi e mori topin nga mesfusha e vet dhe me një lehtesi të mahnitshme nuk la kundërshtar pa kaluar derisa e dergoi topin ne rrjete.

 

10 vjet me pas, krahasimet me Maradonen jo vetëm që nuk janë venitur por po kalojnë cdo pritshmeri dhe me të drejte pasi Messi ka fituar gjithcka me barcelonen me përjashtim të suksesit me argjentinen ku Diego është ende i paarritshëm.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë