Cilët janë trajneret më të mirë të historisë së futbollit botëror? Na e zbulon një gjë të tillë revista prestigjoze franceze “France Football”.

Në vendin e parë është rënditur legjenda holandeze Rinus Michels. Babai i futbollit total, sic quhet Michels ndërtoi Ajax-in e madh të viteve 70 të shekullit të kaluar. Jo vetëm kaq por Michels tregoi klasin e tij si trajner edhe tek Barcelona dhe Holanda kampione Europe ne 1988.

Në vendin e dytë, legjenda skoceze e trajningut, Sir Alex Ferguson. Padiskutim tekniku me I titulluar në histori me suksese pa fund tek Aberdeen fillimisht në Skoci dhe pastaj për afro 3 dekada tek Manchester United.

Në vendin e trete sipas France Football, është ai që transformoi mentalitetin e futbollit Italian Arrigo Sachi, trajneri I Milanit të “pavdekshëm” I viteve 80-90 dhe I kombëtares italiane, ekipe me të cilat dominoi europën dhe botën.

Në vendin e 4 dhe te 5 vijnë në radhë dy ithtarë të Renus Michels, pikërisht Johan Cruijff dhe Pep Guardiola. Në vendin e gjashtë “gjenerali” ukrainas Valeri Lobanovski emer I madh i pankinës së Ish Bashkimit Sovjetik dhe I Dinamos së Kievit. Në vendin e 7 Hektor Herrera I Interit të madh të 60 të shekullit të kaluar.

Pas tij vjen Carlo Ancelotti, I cili quhet ndryshe një pikë referimi për trajneret e shekullit të XXI pasi ka fituar 3 champions, dy me Milanin dhe tjetrin me Realin. Në vendin e 9 austriaku Ernest Happel fitues me Hamburgun i Kupës së Kampioneve në 1983 ndërsa në vendin e 10Bill Shankly trajneri I madh I Liverpool në vitet 80 kur dominonte Europën duke fituar kupën e kampioneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *