E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

10 jetë të humbura në Kosovë si pasojë e koronavirusit, rastet e reja

Kosova konfirmon 10 jetë të humbura dhe 111 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Lajmin e ka bërë me dije IKSHPK në raportin e saj.

Numri i përgjithshëm i viktimave si pasojë e koronavirusit në Kosovë ka arritur në 467 persona.

Ndërkohë brenda 24-orëve janë shëruar 159 persona si dhe 111 të tjerë janë infektuar nga 448 mostrat e marra.

”Në në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 448 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 111 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë