E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

10 humbje jete sot nga COVID, ja sa pacientë ndodhen në gjendje të rëndë në spital

10 qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi. Pacientët që nuk arritën të fitonin betejën me COVID ishin të moshave nga 66 deri në 82 vjeç.

 

Ndërkohë, nga 3,598 testime të kryera, janë identifikuar 609 raste të reja pozitive me COVID.

 

Reklamë

Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          4,138

Fier                659

Gjirokastër      559

Shkodër         472

Berat              478

Durrës             411

Elbasan            344

Vlorë                251

Korçë              213

Lezhë              162

Kukës              61

Dibër                56

Vazhdo të lexosh

Reklamë