Presidenti Bajram Begaj uroi sot të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë e punojnë me punë të ndershme në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj shkruan se sot nderohet puna e vështirë, e ndershme dhe përkushtimin ndaj saj.
Kreu i Shtetit shprehu ndaj tyre falënderim për kontributin që japin në ekonominë e vendit.
“Urimet e mia në këtë 1 Maj për të gjithë njerëzit e punës! Sot ne nderojmë punën e vështirë e të ndershme dhe përkushtimin ndaj saj, nderojmë dinjitetin e punës dhe kontributin që punëtorët kanë në ekonominë shqiptare. Për të gjithë punëtorët: Faleminderit!”shkruan Presidenti Begaj.





