1 maji është Dita Ndërkombëtare e Punëtoreve dhe me këtë rast Ambasada e SHBA e ka kujtuar këtë dite nëpërmjet një postimi në facebook.

Ambasada shkruan mes të tjera se të gjithë punëtorët, pavarësisht gjinisë, racës, fesë e bindjeve politike kanë të drejta pune por edhe të drejten për drejtësi, barazi dhe për të mos u diskriminuar.

Të gjithë punëtorët kanë të drejta pune, përfshirë edhe të drejtën për barazi dhe për të mos u diskriminuar në bazë të gjinisë, racës, fesë, bindjeve politike, vendit të prejardhjes, etj. Lexoni raportin e Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut 2019, për të mësuar më shumë mbi respektimin e të drejtave të punës.

Çfarë është 1 Maji?

Dita Ndërkombëtare e Punëtoreve ju referohet protestave të punëtorëve, për orar të punës 8 orë, për paga mesatare të garantuara, për pajisje mbrojtëse në vendin e punës.Kërkesa e parë publike është paraqitur në Australi gjatë vitit 1855: me këtë përmbajtje: ” 8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”.Kremtimi i 1 majit lidhet ngushtë me protestat e përgjithshme e të përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë, me 1 maj 1866. Manifestimi masiv dhe madhështor u bë një vit më vonë, në të njëjtin qytet më 1 maj 1867.Kështu filloi rrugëtimi i kësaj dite e date të rëndësishme, i përqafuar nga miliona punëtorë, i organizuar përmes Lëvizjes sindikaliste dhe partive, që në fokus e kanë pozitën socio-ekonomike të punëtorëve.Sindikata botërore e caktoi 1 Majin – ditë, në të cilën të gjithë punëtorët ushtrojnë presion për sigurimin dhe avancimin e të drejtave të tyre.Në Evropë, 1 Maji filloi manifestimin me Internacionalen e parë të Gjenevës. Nga viti 1890 në Paris, Kongresi themelues i Internacionales së dytë, vendosi që pikërisht 1 Maji të mbetet dita ndërkombëtare e punëtorëve. Nga viti 1891, Kongresi i tretë i Internacionales në Bruksel, mori Vendim, që: Dita e 1 Majit do të kremtohet përgjithmonë dhe në të gjitha vendet, si “festa e punëtorëve“, në të cilën punëtorët do t’i identifikojnë, avancojnë dhe mbrojnë me Kushtetutë e Ligje; Liritë, të drejtat, kushtet e punës, rrogën mesatare të garantuar, pushimin ditor, javor, vjetor dhe pushimet tjera sipas nevojës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *