Detaje të reja kanë dalë në ditë në lidhje me superaksionin e zhvilluar nga Policia në Maqedoninë e Veriut ku u kapën rreth 1.3 ton drogë.

Aksioni u zhvillua nga DEA amerikane, forcat policore italiane ato maqedonase si dhe ato shqiptare.

Lënda narkotike ishte nisur nga Kolumbia në një kontenier me banane dhe kishte si destinacion Slloveninë. Ngarkesa u zbulua nga autoritetet italiane, të cilat në bashkëpunim me DEA-n pasi sekuestruar pjesën më të madhe të kokainës lanë në kamion vetëm 1 kilogram, ku kishin vendosur dhe një GPS-gjurmues me qëllim goditjen e grupit trafikant.

Kamioni me drogë pas nisjes nga Italia kaloi tranzit dhe në territorin shqiptar. Ai u fut nga pika e Hanit të Hotit, ndërsa autoritetet shqiptare morën urdhër që të mos ushtronin kontroll mbi të.

Gjatë kalimit tranzit, kamioni u vu nën vëzhgimin e agjentëve të SPAK, të cilët e shoqëruan deri në pikën kufitare të Qaf Thanës, me qëllim identifikimin e grupeve kriminale shqiptare që mund të ishin të implikuar.

Operacioni për kapjen e drogës u zhvillua në fshatin Kushapek, 10 km larg Tetovës, ndërsa deri më tani janë ndaluar 3 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *