E mërkurë, 16 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Teknologji

​Vitin e ardhshëm vijnë tre iPhone të ri?

Ilustrim · Vizion Plus

Kompania Apple vitin e ardhshëm do të prezantojë tre iPhone të ri.

Apple do të prezantojë dy telefona iPhone me ekran OLED dhe një me ekran LCD.iPhone X, i cili doli në shitje këtë muaj, është iPhone  i parë që përdorë teknologjinë OLED. Kjo teknologji mundëson ngjyra më të pasura dhe më pak shpenzim të energjisë.

 

Njëri nga telefonat e mençur do të ketë ekran 5,8 inç OLED, të cilin e posedon iPhone X, por të tjerët do të kenë ekran më të madh 6,5 inç.

 

Pajisjet e ardhshme po ashtu do të jenë të ngjashme me iPhone X. Analistët besojnë se kamera e pasme e iPhone nuk do të ketë aftësinë 3D.

 

Telefoni i tretë i mençur do të ketë dizajn edge-to-edge dhe iPhone X, por do të ketë ekran më të litre LCD. Analistët informacionet e tyre i bazojnë sipas burimeve nga zinxhiri i furnizuesve të kompanisë nga Kupertino

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh