Qeveria ka zyrtarizuar shitjen e kompanisë se sigurimeve “INSIG”. Ne mbledhjen e fundit te qeverise, Këshilli i Ministrave miratoi ofertën me te larte te paraqitur ne tender, qe ishte ajo e kompanisë “Eurosig”. Behet fjale per nje shume prej 2 miliarde e 222 milion leke qe kompania “Eurosig”, me kapital shqiptar, duhet te paguaje brenda 30 ditëve, pasi te marre një autorizim nga Ministria e Financave. Ne rast se nuk e përmbush këtë detyrim, atëherë kompanisë, nuk i kthehet as garancia qe ka lënë per pjesëmarrje ne tender.
Zyrtarizohet shitja e “INSIG”
