Koordinatori i DASH për antikorrupsionin Richard Nephew po zhvillon një vizitë në Tiranë. Agjenda e tij përmban takime me përfaqësues të sistemit të drejtësisë, zyrtarë të lartë dhe shoqërisë civile.

Në mesazhin e shpërndarë në “X”, ambasada amerikane në Tiranë bën me dije se gjatë vizitës, zyrtari amerikan do të rikonfirmojë mbështetjen e SHBA-ve për reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe qeverisjen e mirë.

Zyrtarisht nga zyra e kryeministrit nuk është njoftuar për një takim me dyer të mbyllura mes përfaqesuesit të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Edi Ramës.

Vizita vjen në një moment kur qeveria është angazhuar në një luftë të re ndaj korrupsionit.

Nga java e kaluar, vetëm me përfaqësim të socialisteve, ka nisur punën komisioni i posaçem parlamentar që si objektiv ka një qasje të re në luftën kundër korrupsionit shtetëror./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *