Zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hoyt Bryan Yee mbërriti ne Tirane me mision te veçante, negocimin mes palëve, per te kapërcyer krizën politike ne vend.

 

Dhe duket se ndërhyrja e zyrtarit te larte te Departamentit te Shtetit prodhoi disa rezultate. Opozita është e gatshme te negocioje nje marrëveshje me mazhorancen mjafton qe t’i jepen garanci per standardin e zgjedhjeve, duke pasur si bosht marrëveshjen McAllister.

 

Kjo ka qene linja mbi te cilën është zhvilluar takimi mes Zevendes Ndihmes Sekretarit Amerikan te Shtetit Hoyt Yee dhe kreut te Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe aleateve te tij.

 

Burime nga takimi bëjnë te ditur se Basha ka sqaruar se ne gjykimin e opozitës, largimi i kryeministrit do te zgjidhte disa nga shqetësimet e opozitës per zgjedhje, por megjithatë Partia Demokratike është e gatshme te pranoje nje kompromis, i cili garanton standardet e procesit edhe me Ramen kryeministër.

 

Mësohet se opozita ka pranuar marrëveshjen qe solli ne Tirane zëvendës presidenti i Partisë Popullore Evropiane David McAllister ne 25 prill, duke kërkuar qe kjo marrëveshje te jete boshti i bisedimeve me mazhorancen. Gjithashtu gjate takimit me zyrtarin e larte te Departamentit Amerikan te Shtetit Hoyt Yee ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve ne nje afat te arsyeshëm dhe mekanizma qe garantojnë besim tek procesi elektoral.

 

Burime bëjnë me dije se zyrtari amerikan do te prese deri nesër nje përgjigje përfundimtare nga opozita per paketën McAllister e nëse ajo është pozitive do te shkoje per te negociuar me kryeministrin Rama.

 

Me herët, zyrtari i larte amerikan takoi kryeministrin Edi Rama dhe kreun e kuvendit Ilir Meta. Zyra e shtypit pranë Parlamentit njoftoi se Meta gjate takimit nënvizoi se mazhoranca, duhet të tregojë vullnet maksimal për përfshirjen e opozitës dhe respektimin e kërkesave dhe të drejtave të saj.

 

Deri me tani kane dështuar disa përpjekje per arritjen e kompromisit; e para ishte tentativa e David McAllister dhe Knut Fleckestein ne 25 prill e me pas edhe dy takimet mes Rames e Bashes te organizuara ne presidence; mbetet per t’u pare nëse vizita e Zevendes Ndihmes Sekretarit Amerikan te shtetit Hoyt Yee do te ndihmoje palet ne arritjen e kompromisit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *